Gjuhëtar jurist për të gjithë
Për një Planet pa Kufij ju ofron asistencë juridike në mosmarrëveshjet e lindura në jetën tuaj të përditshme në Francë, si dhe mbi kushtet e hyrjes dhe qëndrimit në Francë. Një jurist, me ndihmën e një përkthyesi, ju jep informacione juridike të përsonalizuara, të përshtatura me situatën tuaj. Bëjani pyetjet tuaja me email një avokat 24 orë/ditë dhe 7 ditë/javë. Për një Planet pa Kufij, shoqatë solidariteti ndërkombëtar, u krijua në tetor 2009, për të përmbushur disa sfida, si njohjen dhe kuptimin sa më të mirë të ligjit në mënyrë që t’i mundësojë çdo të huaji, pavarësisht origjinës dhe burimeve financaire, mbrojtjen e te drejtave të tij në territorin francez.
Ndihmë juridike
Ju duhet një jurist i cili mund t’u përgjigjet pyetjeve tuaja të karakterit ligjor në Francë në një gjuhë që ju e kuptoni.
Për shembull, ju është refuzuar viza, keni një pyetje në lidhje me një klauzolë në kontratën tuaj të punës, hasni në një mosmarrëveshje në jetën tuaj të përditshme, doni të filloni një biznes në Francë.
Sherbim në linje 24 orë/24 dhe 7ditë/7
Mund të komunikoni në linjë me ekipin tonë në internet përmes emailit pupsfjus@pouruneplanetesansfrontieres.eu
Ndihmë gjuhësore
Ekipi ynë vendos në dispozicionin tuaj një përkthyes me gojë / me shkrim që flet frëngjisht dhe gjuhën tuaj për t'ju ndihmuar në përçapjet tuaja në Francë.
Për shembull, keni nevojë për përkthimin e një letre administrative, duhet të shoqëroheni nga një përkthyes gjatë një takimi, doni të bisedoni me mësuesin e fëmijës tuaj, duhet të plotësoni një formular dhe ju nuk e kuptoni atë.
Na telefononi
Për të përfituar nga shërbimet tona të veçanta, duhet të jeni anëtar i shoqatës sonë. Ne ju ftojmë të plotësoni kartelën tonë të anëtarësimit ose të anëtarësoheni nëpërmjet internetit
Shkarkoni formularin tonë të anëtarësimit
Prezantimi i shërbimit tonë të asistencës ligjore për zëvendës Konsujt e Gjeorgjisë, Filipineve dhe Salvadorit
Takim me Konsullen e Ekuadorit